Veçse kjo mësimdhënëse në shkollën “Don Bosko” dyshohet që nuk po kryen detyrën e saj si gjithë të tjerët.
Kështu të paktën kanë vlerësuar prindërit e disa nxënësve që kanë fëmijët tek kjo mësuese.
Prindërit e pakënaqur, fillimisht janë ankuar tek drejtoria e shkollës.
Por meqë udhëheqja e këtij institucioni arsimor nuk i ka përfilluar ankesat, ankesa ka shkuar Inspektoratin Arsimor.
Në ankesën e prindërve, thuhet që Arta Sada-Fetiu, ka përdorur dhunë fizike dhe psiqike ndaj nxënësve.
“Ajo në disa raste ka përdorur dhunë fizike ndaj nxënësve kurse dhuna psikike ka qenë prezente vazhdimisht. Për shkak të praktikës së saj të “mësimnxënies” ka rënë niveli i mësimit në klasë dhe si rezultat në testin e fundit, 80 për qind e klasës kanë dështuar në provimin e mbajtur. Për ta mbuluar këtë dështim, mësuesja me pëlqimin e drejtorisë së shkollës, ka organizuar testin e dytë për ta ngritur nivelin e arritshmerisë”, thuhet në ankesën e prindërve dërguar Inspeksionit të Arsimit.
E kur Sektori i Inspeksionit të Arsimit në Prishtinë pranoi këtë ankesë, doli për të inspektuar në vendin e ngjarjes.
Gjatë punës, inspeksioni ka vërejtur parregullësi për cka edhe ka dhënë vërejtje për mësimdhënësen Arta Sada prej të cilës 5 prindër i kanë larguar fëmijët e tyre nga shkolla.
Për këtë arsye iu dhanë disa rekomandime fillimisht për mësuesen për .
“Mësuesja obligohet që të respektojë kohën sipas etapave të orës mësimore; Mësuesja obligohet që të evidentojë në ditar ndryshimet e ndërrimit të orës mësimore; Udhëheqësit e QSE “Don Bosko” në Prishtinë, brenda 5 ditësh, të formojnë një komision për shqyrtimin e lëshimeve të mësimdhënësve, të cilat janë të konstatuara në procesverbal”, thuhet në rekomandim.
Veç tjerash, SIA obligon drejtorinë e shkollës që të marrin masa ndaj mësimdhënësve të cilët nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre.
“Drejtori i shkollës dhe zëvendësdrejtori brenda 10 ditësh të marrin masa sipas ligjit në fuqi ndaj mësimdhënësve të cilët nuk kanë përmbushur detyrat e tyre administrative”, thuhet në rekomandim
E në rast se nuk merren masa, nga Inspektorati kanë paralajmëruar që do të marrin masa ndaj shkollës.
Televizioni T7 ka provuar të marr një përgjigje nga shkolla, por drejtoria e shkollës nuk pranuan të flasin para kamerës por thanë që kanë marrë vërejtjet dhe janë duke iu përmbajtur atyre.
“Ankesat që janë paraqitur për mësuesen Arta Sada , janë shqyrtuar nga SIA dhe na është dërguar raporti me rekomandimet e caktuar.
Ne si shkollë jemi duke ju përmbajtur rekomandimeve të SIA dhe nuk jemi të interesuar për prononcim për media”, ka thënë Skender Qerimi, Drejtori i QSE ” Don Bosko “Veç të tjerash në raportin e SIA-s rekomandohet që të sigurohet kutia e ankesave për nxënësit, e cila kishte munguar deri tash.