0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Analistët thonë se qeveria teknike mund të jetë zgjidhje nëse dështon formimi i koalicionit

Njohësit e rrethanave politike po konsiderojnë si një opsion të keq mbajtjen e zgjedhjeve të reja, si rrugë dalëse prej situatës së krijuar në formimin e qeverisë së re. Prandaj po propozojnë një qeveri teknike 6 deri në 9 muaj.

Betonizimi i dy partive, Vetëvendosje e LDK në ofertat e që i dërguan njëra tjetrës, po pengon arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, që do të hapte rrugë krijimit të qeverisë.

Prandaj për hulumtuesin Allen Meta nga organizata Demokraci për Zhvillim me patjetër duhet një kompromis mes këtyre dy partive, ngase mundësia e zgjedhjeve mbetet opsioni më i keq.

“Pasi e dimë qe vetëm edhe dy mundësi tjera kanë mbetur, pra i pari ka mbetur që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë mandatarin e nëse kjo nuk merr këtë veprim Presidentit i mbetet t’i jap të drejtën partisë së dytë për mandatarin ose të shkohet në zgjedhje e që ky i dyti është opsioni më i keq i mundshëm”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Allen Meta.

E arsyeja se pse nuk po arrihet një ujdi mes Vetëvendosjes e LDK-së, për njohësin e çështjeve politike është se kjo e fundit nuk i beson partisë së Albin Kurtit. Blerim Burjani përmend një qeveri teknike 6-9 muaj, si zgjidhje e kësaj situate.

“Nëse LVV dhe LDK nuk arrijnë të formojnë qeverinë atëherë le të provojnë që ty palët ta pranojnë një qeveri të përkohshme teknike deri në 9 muaj. Kjo qeveri e përkohshme teknike e përbërë nga ekspertët që 6-9 muaj të bëjnë edhe reformën zgjedhore. Me anë të kësaj reforme të bëhen ndryshimet e nevojshme që të evitojnë në të ardhmen problemet që na janë shfaqur tani”, deklaroi  Blerim Burjani.

Tashmë prej mbajtjes së zgjedhjeve të 6 tetorit, kanë kaluar më shumë se 3 muaj që vendi mbetet më qeveri në detyrë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img