2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e Ahmet Krasniqit dhe veprimtarëve tjerë të LDK-së, mbesin enigmë

Kanë kaluar 18 vite nga vrasja e ish-ministrit të mbrojtjes kolonel, Ahmet Krasniqi, mirëpo ende nuk janë zbuluar autorët e vrasjes së tij.
Përveç akademive përkujtimore të cilat po mbahen pothuajse çdo vit në përkujtim të vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, institucioneve kosovare vazhdon t’iu mungoje vullneti politik për zgjidhjen e këtyre rasteve.
Madje në Prokurorinë Shqiptare ende nuk kanë marrë ndonjë informacion të ri  për dosjen “Krasniqi” nga pala kosovare.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përmes një përgjigje me shkrim për Indeksonline thekson se autoritetet shqiptare janë kompetente për çfarëdo hetimi, pasi edhe vrasja ka ndodhur në Shqipëri.
“I ndjeri Ahmet Krasniqi është vra në Republikën e Shqipërisë, ku kryesi apo kryesit e veprës janë ende persona anonim. Për ta hetuar këtë vrasje kompetente janë autoritetet shqiptare dhe jo PSRK-ja”, ka qenë përgjigja e Prokurorisë.
Të pyetur rreth ngritjes së ndonjë aktakuze për vrasjet e pasluftës, zyrtarë të PSRK-së kanë thënë se Prokuroria Speciale është marrë me vrasje të rënda dhe ka edhe aktgjykime të plotfuqishme.
Kujtojmë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa në zgjedhjet elektorale të vitit 2014, prioritet e kishte zgjidhjen e vrasjeve të pasluftës, këtë ia kishte premtuar edhe familjarëve të të vrarëve.
Për të arsyetuar punën e kryeministrit, zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu ka thënë se ndërgjegjja kolektive e shtet ndërtimit nuk duhet të pushojë së kërkuari dhe së ndëshkuari vrasjen e Ahmet Krasniqit.
“Parimisht dhe konkretisht në aspektin juridik dhe jo vetëm vrasjet nuk parashkruhen. Aq më shumë një vrasje, që ka ndërprerë një konsolidim dhe veprimtari të tillë kombëtare, si ajo e heroit Ahmet Krasniqi nuk mund të harrohet, sepse ndërgjegjja kolektive e shtet ndërtimit në Kosovë është ajo që nuk do të pushoj së kërkuari dhe më pas edhe ndëshkuari këtë vrasje ogurzezë”, ka thënë Abdullahu.
Duke mos dashur ta përmend se ishte LDK-ja, ajo që akuzonte PDK-në për këto vrasje, Abdullahu ka thënë se Qeveria i inkurajon institucionet përkatëse që të merren me hetime, duke respektuar ndarjen e pushteteve vazhdimisht dhe gjithanshëm.
“Ne për aq sa i takon qeverisë, inkurajojmë institucionet përkatëse që ta bëjnë një gjë  tillë pandalshëm dhe pa përjashtime, duke respektuar ndarjen e pushteteve vazhdimisht dhe gjithanshëm si dhe duke respektuar demokratizimin si parim bazë për të cilën aq shumë kemi punuar dhe jemi flijuar si popull”, ka thënë Abdullahu për Indeksonline.
Indeksonline ka kontaktuar edhe deputetin e LDK-së, Armend Zemaj i cili është edhe njëri nga familjarët e të vrarëve, mirëpo duke mos dashur të prononcohet ai ka kërkuar që t’i drejtohemi Qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve të Brendshme.
Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Ukë Bytyqi, Ismet Rraci, Haki Ymeri, Shefki Popova janë vetëm disa nga vrasjet politike të ndodhura një dekadë më parë, por vrasësit e tyre ende janë enigmë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img