Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes së Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dhënë akuza të rënda në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Për çfarë vlerash, parimesh e krenarie na flasin soji i këtyre që vetëm kanë marrë e përfitu pa i dhënë as të vetmën gjë vendit të tyre dhe qytetarëve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
A ju kujtohet si iknin si minjtë nga publiku kur donin ta votonin Thaçin dhe si zgërdhiheshin kur sapo e zgjodhën?!
Dhe si po sillen sot ndaj mundësisë për ndryshim?!
Për çfarë vlerash, parimesh e krenarie na flasin soji i këtyre që vetëm kanë marrë e përfitu pa i dhënë as të vetmën gjë vendit të tyre dhe qytetarëve?!
Në fakt i kanë dhënë shumë Kosovës.
Ja se çka i ka dhënë LDK Kosovës për 20 vite:
Mirëmbajtje të modelit PRONTO qeverisje
Kadrinë kryeparlamentar
Thaçin president
Mbijetesën e PDKsë
8200 hektarë minus
Marrëveshje nënshtruese me Serbinë
Terminale
Rehatime e tenderë familjarëve të tyre
Profil politikanësh të ish sistemit dhe të rinjë të katapultuar pa trohë kontributi qytetar
Ikje masive në Evropë
Lista vazhdon…
E çka fituan votuesit e saj:
Para secilave zgjedhje syretin e Rugovës, listën e vrasjeve politike me akuza
Pas zgjedhjeve: Koalicion me ata që i akuzonin dhe hajni, varfëri, ikje
Ashtu siç e shohin me mendjen e tyre të sëmurë Agimi, Llumiri, Dulla, Isa, Luta e kuca e maca qytetarin dhe lëvizjen edhe më ulët e shohin dhe trajtojnë votuesin e LDK-së, i cili vazhdon të mashtrohet derisa ndryshimi vonohet.