Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka folur për mos arritjen deri më tani të marrëveshjes për koalicion nga LVV-ja dhe LDK-ja.
Mulhaxha-Kollçaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kërkesa për president konsensual kur ti vie koha, nuk ishte e pranueshme për LDK-në.
“Nuk është pritur nga një parti që e quan veten instistucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet Parlamentare me zgjedhjen e Presidentit, meqenëse dallojnë në thelb dhe nuk është koha”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku.
Postimi i plotë:
Ajo që është e dhimbeshe tani, është fakti se propozimi nga ana jonë për ndarjen e posteve që nga fillimi i negociatave ishte plotësisht i balancuar, përfshi edhe një figurë, siç po e quajnë përfaqësuese. Pra, respektim i konstituimit të institucioneve që burojnë nga zgjedhjet dhe vullneti qytetar, Kuvendi dhe Qeveria.
Por, JO! Refuzim.
Kërkesa për President konsensual, kur vjen koha, ishte e papranueshme për palën tjetër!
Pra, as nga VETËVENDOSJE e as nga LDK, por një qytetar me përkrahje të gjerë.
Nuk është pritur nga një parti që e quan veten instistucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet Parlamentare me zgjedhjen e Presidentit, meqenëse dallojnë në thelb dhe nuk është koha.
https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3399536880119542