1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Do të kërkojmë me ngulm zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Ai tha se “nënat gjakovare përsëritën kërkesën e tyre për angazhim edhe më të madh të institucioneve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, si dhe shtruan nevojën për rregullim më të mirë ligjor lidhur me mbështetjen institucionale për familjet e të pagjeturve”.

Konjufca theksoi se asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft në angazhimin për të ndriçuar fatin e të pagjeturve.

“Në çdo rrethanë, do të kërkojmë me ngulm zbardhjen e fatit të tyre. Kurrë nuk do pushojmë së kërkuari që të gjithë kriminelët e luftës të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të japë llogari për krimet e kryera në Kosovë”, ka shkruar Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img