Në selinë e LDK-së sa po ka arrit një letër kërkesë nga LVV, të cilën janë duke e shqyrtuar disa deputetët të LDK.
Fillimisht letër kërkesa është dërguar në GP të LDK në kuvend, të cilën e solli një zyrtare e LDK që punon në GP të LDK në Kuvend të Kosovës.
Zyrtarë të Vetëvendosjes i kanë konfirmuar Telegrafit, se i kanë dërguar një letër LDK-së. Telegrafi ka provuar të kontaktoj me zyrtarët e LDK-së për të marrë një përgjigje lidhur me këtë letër, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Mësohet që nuk është e ofertë e re e VV, por është një letër në të cilën kërkohet që t’i jepet një epilog marrëveshjes për bashkëqeverisje.