Raportimi se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paraqitur padi në gjykatat në Prishtinë, kundër kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur ky i fundit.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, Haradinaj, ka thënë se do të përgadis përgjigjen e padisë së Ramës, teksa ka thënë se kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.
Postimi i RH:
Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.
Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.
Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.
RH
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1562839680507107
LEXO EDHE:
Edi Rama e padit Ramush Haradinajn lidhur me akuzat rreth shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi