4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Masakra e Reçakut, Meta: Autorët para drejtësisë, kjo është rruga e pajtimit

Dalja përpara drejtësisë e atyre që orkestruan masakrën e Reçakut është rruga e vetme drejt pajtimit, tha sot presidenti Ilir Meta.

Duke marrë pjesë në homazhet për 21 vjetorin e kësaj masakre, Meta theksoi nga Reçaku se çdo përpjekje për mohim është rrezik për riciklimin e dhunës.

“Ishte pikërisht kjo masakër që shokoi botën dhe vuri në lëvizje diplomacinë botërore për të ndaluar gjenocidin. Por kjo masakër, por edhe të tjera që kanë ndodhur në Kosovë në kuadër të një spastrimi etnik, tregoi se liria dhe dinjiteti njerëzor triumfojnë ndaj gjenocidit dhe barbarizimit. Sot është koha për të kujtuar këtë ngjarje, por edhe për të kujtuar se duhet të shkojë deri në fund drejtësia për të gjithë ata që orkestruan këtë krim sepse kjo është rruga e pajtimit. Çdo përpjekje për të mohuar masakrën e Reçakut nuk është gjë tjetër veçse një rrezik për riciklimin e dhunës”, tha presidenti Meta.

I pranishëm në homazhe ishte edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili theksoi se “masakra e Reçakut, ishte gjenocid i Serbisë kundër popullit të Kosovës”.

“Do kërkojmë gjithmonë drejtësi për gjenocidin që Serbia ka bërë kundrejt nesh”, tha Thaçi duke shtuar se “mohimi i masakrës nga ana e Serbisë vjen si rezultat i sjelljes së ndërkombëtarëve”.

21 vjet më parë, më 15 janar të 1999 do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të luftës së Kosovës, ajo e Reçakut ku forcat ushtarake serb vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img