13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Lindemann: Prishtina do të arrijë shumë larët (Foto)

Lutz Lindemann, trajneri i ri i Prishtinës, beson se ekipi bardh e kaltër do të arrijë shumë larët nëse vazhdon të punoj me përkushtim.

Pas largimit të Kushtrim Munishit, për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, drejtimin e Prishtinës e ka marrë trajneri gjerman, Lutz Lindemann, i cili deri më tani ka kryere punën e drejtorit sportiv.
Ish trajneri i ekipeve Motor Hermsdorf, Fortschritt Weida, Erzgebirge Aue dhe Hallescher është i lumtur që do ta drejtoj skuadrën nga kryeqyteti. Ish reprezentuesi i Gjermanisë lindore beson se me bardh e kaltrit mund të arrijë shumë lartë.
“Për mu është kënaqësi e madhe të punoj dhe të stërvit një ekip të një klubi siç është Prishtina dhe që të marr përgjegjësinë të udhëheq skuadrën edhe në punën e saj. Unë nga 1 korriku jam në klub si drejtor dhe kam menduar t’i ndihmoj trajnerët. Por, nga momenti kur Munishi më ka njoftuar se nuk punon më, atëherë në këtë situatë të krijuar duhet të gjendem për t’i ndihmuar klubit dhe zgjidhja logjike ka qenë që unë të marrë përsipër edhe punën në trening dhe udhëheqjen e ekipit”, ka thënë, Lindemann.
“Së pari, kam respekt si për çdo skuadër apo trajner kundërshtar, pa marrë parasysh janë në pyetje, Trepça, Gjilani, Feronikeli apo Gjakova, pra kam respekt për çdo kënd këtu. Ndërsa, ne si Prishtinë, nëse vazhdojmë të punojmë edhe më tutje me këtë kënaqësi të madhe që kemi për punë, me përqendrim maksimal, atëherë Prishtina do të arrijë shumë lartë”, ka shtuar ai.  Lindemann.
Kosova ka shumë talente
Lindemann ka treguar se gjatë ndeshjeve të zhvilluara deri më tani me Prishtinën ka parë që në klubet e Kosovës ka shumë talente.
“Me çdo ekip që jemi përball kam parë talente. Por, shumica e këtyre klubeve, në disiplinë, mentalitet, taktikë, fillojnë e t’i përmirësojnë më tutje këto gjëra negative që janë prezente këtu, atëherë jam i sigurt se disa nga këta talente shumë shpejtë do të dalin nga Kosova e të luajnë nëpër ekipe të ndryshme të Evropës”, ka deklaruar ai
“ Por, padyshim se me këto përmirësime edhe niveli i këtushëm i futbollist do të përmirësohej dhe niveli do të ketë ngritje të dukshme”, ka përfunduar Lindemann.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img