2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Kompromisi për koalicionin VV – LDK, çfarë ministrie të re mund të zgjedh Isa Mustafa?

Rritja e numrit të ministrive është parë si opsioni i vetëm që mund të garantojë arritje të koalicionit në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Rrjedhimisht, edhe në ofertën e fundit që ka publikuar LV-ja e që Albin Kurti ia ka propozuar Isa Mustafës bëhet e ditur se me marrëveshjen e re (në rast se e njëjta pranohet), Lidhja Demokratike do të ketë një qeveri më shumë në qeverinë Kurti, kjo për tu barazuar me postin e kryeparlamentarit.

Kjo ministri, sipas deklaratës që ka bërë edhe nënkryetari i LV-së, Besnik Bislimi do t’i shkojë shtesë LDK-së nga njëra prej ministrive më të mëdha që ka LV-ja.

“E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14 sosh, me ç’rast Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV. 3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë LVV-së.. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, ashtu që Kultura dhe Rinia i bashkangjiten Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa Sporti i bashkangjitet Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal janë dy nga tri ministritë që u jipen pakicave. Ministria e tretë është ajo për Komunitete”, ka deklaruar Bislimi.

Momentalisht sipas zgjedhjeve që janë bërë deri më tani nga liderët, LV e Albin Kurtit ka dy ministri në të cilën janë të përfshira disa dikastere.

Ato janë Ministria e Zhvillimit Ekonomik që ka të përfshirë Ministrinë e Tregtisë, Industrisë, Inovacionit dhe për Punë, e që është ministria më e madhe që ka partia e Kurtit.

Përveç kësaj, edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme sipas dakordimit ishte paraparë që të përfshihen Ministria e Integrimeve dhe e Diasporës.  LDK do të duhet të zgjedhë në mes të këtyre dikastereve./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img