3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Presidenti ta pres Kurtin, nuk ka rrugë për të vepruar ndryshe”

Letër shkëmbimi mes presidentit, Hashim Thaçi dhe pretendentit për kryeministër, Albin Kurti po konsiderohen nga njohësit e Kushtetutës si manovrime politike të njëri-tjetrit. Ata thonë se presidenti nuk duhet të bëj presion me anë të letrave, pasi sipas tyre nuk ka asnjë bazë kushtetuese tjetër përveç të pres marrëveshjen potenciale, megjithatë, theksojnë se kjo nga kandidati për kryeministër nuk duhet të shkojë në pakufi.

Profesori universitar Mazllum Baraliu për, thotë së përkundër vonesave, ende s’kanë hyrë afatet kohore kushtetuese për presione, por shton se edhe presidenti e ka detyrim kushtetues të përkujdeset për mbarëvajtjen e institucioneve.

“Mund të jetë edhe presion por presidenti bazë kushtetuese për të vepruar ndryshe nuk ka përveç që të pres që këta të bëjnë marrëveshjen. Nëse nuk e bëjnë marrëveshjen duhet jo në pakufi, por të ketë një racionalitet në veprim dhe në afate. Mandatari potencial të dëshmojë ka apo s’ka marrëveshje”, thotë ai.

Krahas saj, Baraliu thotë se letra e presidentit Thaçi në njërin opsion mund të shihet edhe si qëllim mire për themelimin e qeverisë sa më parë.

“Çfarëdo forme e kërkesës mund të merret nga ana e Presidencës vetëm si qëllim i mirë për t’u bërë qeveria sa më parë. Si qëllim që e ka kushtetues, presidenti nga neni 84 që njëra nga pikat thotë se presidenti duhet të përkujdeset për mbarëvajtjen e institucioneve”, thotë Baraliu.

Ndërsa, njohësi tjetër i Kushtetutës, profesori universitar, Riza Smaka thotë se presidenti i vendit nuk është i autorizuar për të bërë presion, po shton se është detyrë e tij që të bëjë çmos që të emërohet mandatari për kryeministër.

“Në parim zotëri Thaçi është ai që duhet të bëjë çmos që të emërohet mandatari dhe të formohet Qeveria…natyrisht presion nuk është i autorizuar për të bërë, kjo është kjo”, thotë ai.

Por mbi gjithë këtë situatë të krijuar, fajtore për Smakën është LDK. Sipas tij, kërkesat e saj janë megalomane dhe të pajustifikueshme me asgjë.

“Kërkesat e LDK-së janë megalomane, janë të pajustifikueshme me asgjë. Kërkojnë ndër të tjera të jenë dominonte. Jo të jenë supordinuese me një post”, thotë Smaka.

Prej takimit të para një jave mes presidentit, Hashin Thaçi dhe pretendentit për kryeministër, Albin Kurti kanë pasuar dy letër shkëmbime mes njëri-tjetrit, i pari i ka kërkuar mandatarin partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendose, derisa ky i dyti sot përmes një letre tjetër i ka cilësuar këto si presione.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img