Cristiano Ronaldo nuk po ka të ndalur te Juventusi që gjashtë ndeshje radhazi.
Ylli portugez ka dyfishuar epërsinë e Zonjës së Vjetër me golin e shënuar nga pika e bardhë ndaj Romës.
Fillimisht ishte Merih Demiral, ai që e shënoi golin e parë pas vetëm tre minutash lojë, me një asistim nga Paulo Dybala.
Më pas, 34-vjeçari shënoi golin e dytë, e që penalltinë e fitoi La Joya.
Kjo është ndeshja e gjashtë me radhë që Ronaldo shënon për torinezët, derisa ky takim po zhvillohet në kuadër të javës së 19-të në Olimpico.
https://twitter.com/D9INE_GOALS/status/1216449538921123840