8.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, William Walker vjen në Kosovë

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker do të vijë në Kosovë javën tjetër, për të përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Miku i madh i Kosovës,  i cili dëshmoi para botës për masakrën që u krye nga forcat serbe më 15 janar 1999, do të jetë këtu Walker vjen në Kosovë për 21 vjetorin e shënimiot të masakrës së Reçakut me ftesën e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Këtë e ka bërë të ditur këshiltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, përmes një postimi në Facebook.

Javën tjetër është 21 vjetori i masakrës së Reçakut. Është kjo një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në vitet 90 të kryera nga Serbia. Ishte Ambasadori William Walker ai që i deshmoj para botës këtë krim dhe parandaloi fshehjen nga forcat serbe.

Disa javë më parë Aleksander Vucic mohoi masakrën e Reçakut dhe sulmoi ambasadorin Walker.

Kur të gjithë reaguan ndaj politikës së mohimit, askush nuk doli në mbrojtje të Ambasadorit Walker dhe punës së tij. Puna e tij atëherë është kujtimi i Reçakut sot.

Me ftesën e zëvendëskryeministrit/ministrit të jashtëm, Z.Behgjet Pacolli, Z. Walker si çdo vit po kthehet për të respektuar viktimat e Reçakut dhe për t’i treguar Serbisë dhe Vuçiçit krimet e tyre”, ka shkruar ai.

Të përkujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë dhjetorit të vitit që shkoi, tha se sa i përket masakrës së Reçakut më 1999 “bëhet fjalë për një krim të trilluar dhe se gjithçka ishte trillim i një mashtruesi, siç është William Walker”.

Në Reçak, më 1999 ishin vrarë 45 civilë shqiptarë nga forcat paramilitare serbe. Kjo ngjarje ishte cilësuar “krim kundër njerëzimit” nga ish – shefi i Misionit Verifikues në Kosovë, ambasadori William Walker.

Masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img