7.9 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e Bujar Demaj, i njëjti ka edhe fletëarrest ndërkombëtarë

Policia e Kosovës drejtoria në Pejë, ka kërkuar sërish bashkëpunimin e qytetarëve në arrestimin Bujar Demaj, i cili është në kërkim.

I dyshuari kërkohet për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, dhe se i njëjti ka fletëarrest ndërkombëtar të shpallur nga data 30 prill 2014.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• BUJAR (Qerim) DEMAJ i lindur me 24.03.1973 në fshatin Papaj Tropoje- Shqipëri.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

• 1- (një) rast për veprën penale “VRASJE E RËNDË”

 I pandehuri ka fletëarrest ndëkombëtar ta shpallur nga data 30.04.2014

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img