0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zbriten çmimet e arkave fiskale për naftëtarët

Agjenda politike është duke dominuar tek Qeveria, duke u anashkaluar kështu edhe agjenda ekonomike.
Këtë deklarim e dha sot Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Ai tha se këto agjenda kanë ndikuar edhe në procesin e fiskalizimit të biznesit.
“Jemi në situatë të asaj që agjenda politike është definitivisht duke dominuar në skenën mediale dhe e tëra kjo në njëfarë formë po i lë anash proceset ekonomike të cilat janë më të nevojshme. Në qoftë se kishte me qenë një dështim i cili mund të karakterizohet dhe mund të etiketohet për Qeverinë aktuale, është definitivit është procesi i fiskalizimit”, tha Gërxhaliu.

Në konferencën e organizuar nga Shoqata e Kompanive të Arkave Fiskale u shpalosen mundësitë e reja për të përfunduar procesin e fiskalizimit të naftëtarëve dhe bizneseve tjera.
Kestrin Kumnova, përfaqësues i Shoqatës, tha se gjatë tri viteve ka pasur një stopim të procesit të fiskalizimit të naftëtarëve.
“Gjatë tre viteve të kaluar ka pasur një stopim total të procesit të fiskalizimit. Në mars të vitit 2015 ministria e Financave e ndryshoj Udhëzimin Administrativ, i cili i lehtësoj kushtet për kompanitë e reja. Në shtator të vitit të kaluar kompanitë e arkave fiskale e zbritën çmimin e sistemeve fiskale si dhe bënë një sërë ofertash tjera, mirëpo edhe më tutje kishim kundërshtim nga ana e kompanive të naftës. Në ndërkohë këto tre vite, buxhetit të shteti i është shkaktuar dëm qindra milionësh nga evazioni fiskal. Tanimë të gjitha kompanitë e naftës në Kosovës pa marrë parasysh se sa dispenserë i posedojnë mund t’i fiskalizojnë bizneset e tyre me një çmim prej 3 mijë e 450 euro”, tha Kumnova.
Sipas tij, pa zbritjes i mbetet institucioneve përgjegjëse t’i obligojnë naftëtarët për tu pajisur me arka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img