0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Warner Bros. do të përdor Intelegjencën Artificiale për të determinuar kohën më të mirë për lansimin e filmave

Ekziston një arsye pse filmat nuk lansohen në momentin kur janë gati.

Kjo për faktin se ekzistojnë një sërë faktorësh për tu marrë parasysh, siç është për shembull fakti nëse ka apo jo filma që janë të ngjashëm në natyrë që potencialisht mund të shpërqendrojnë shikuesit nga lansimi i filmit të ri, sa njerëz janë të lirë të shikojnë filmin (psh. gjatë sezonit të festave), etj.

Deri më tani studiot nuk kanë pasur asnjë problem të vendosin për një datë të lansimit, por në të ardhmen, marrja e një date të lansimit mund të ishte shumë më e lehtë dhe më efikase, të paktën në rastin e filmave të Warner Bros.

Kjo pasi studioja e filmit ka njoftuar se ata do të punojnë me Cinelytic dhe do të përdorin AI-në (intelegjencën artidiciale) e kompanisë për të ndihmuar në marrjen e vendimeve më të informuara në lidhje me atë se kur duhet të dalë një film.

Sipas Tonis Kiis, Zëvendës-drejtor i lartë, Warner Bros. Pictures International Distribution, “Warner Bros. është e ngazëllyer për të përdorur sistemin kryesor të Cinelytic.

Në industrinë tonë, ne marrim vendime të vështira çdo ditë që ndikojnë në atë si ne prodhojmë dhe shpërndajmë filma në teatrot në të gjithë botën, dhe sa më të sakta të jenë të dhënat tona, aq më mirë do të jemi në gjendje të angazhojmë audiencën tonë.”

Cinelytic pretendon se me platformën e tyre të AI, do të ndihmojë në uljen e “detyrave me vlera të ulëta, të përsëritura” që drejtuesit e studios mund të kenë të bëjnë, dhe në vend të kësaj “përqendrohen në gjenerimin e pasqyrave të veprueshme për paketimin, dhënien e dritës së gjelbër, marketingun dhe vendimet e shpërndarjes në kohë reale.”

Ende nuk dihet se sa efektiv do të jetë ky sistem, por do të jetë interesante të shohim se si funksionon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img