Mamaja arrin të largohet nga shtëpia dhe të shpëtojë vetëm një nga dy fëmijët, atë 5-vjeçar ndërsa tjetri 7-vjeçar, humbi jetën mes flakëve.
Kjo ishte tragjedia e ndodhur në Servigliano, një qytet i vogël në provincën e Fermo, ku zjarri i mori jetën një vajze të vogël, të një familjeje, babai i të cilëve ishte nga Kosova.
Drama u zhvillua brenda pak çastesh. Mamaja, e zgjuar nga era e fortë e tymit, mori njërën nga dy vajzat dhe e shpëtoi atë duke e nxjerrë jashtë.
Ajo pastaj u përpoq të kthehej në shtëpi për të marrë një tjetër, por flakët bllokuan kalimin e saj.
“Ne po flinim së bashku në të njëjtën shtrat – ka qenë dëshmia e gruas, e cila kujton në tronditje momentin. “Dhe, pasi vajza më e vogël u shpëtua, unë u ktheva për të marrë vajzën time tjetër. Kishte shumë tym, nuk më linte të merrte frymë dhe nxehtësia më dogji lëkurën. Pastaj, për fat të mirë, policia erdhi e para, pastaj zjarrfikëset, të cilët arritën ta nxjerrin fëmijën tim jashtë.”
Fatkeqësisht kur shkoi në spital nuk kishte asgjë për të bërë që të shpëtonte edhe vajza e vogël, por nëna do ta mësojë këtë shumë më vonë.
Familja – babai kosovar, nëna bullgare, të dy 38 vjeç, me fëmijët e vegjël të lindur në Sant’Omero në provincën e Teramos dhe të rritur në Itali – ishin transferuar në Servigliano disa muaj më parë. Nuk është e qartë pse në orën 2.50, kur shpërtheu zjarri, babai shqiptar i dy fëmijëve nuk ishte në shtëpi.