7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj: Po mundohen të na e zbehin rolin e rëndësinë, por nuk ia kanë arritur

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj pas përfundimit të takimit të sotëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët prapë nuk arritën të bënin marrëveshje për koalicion, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.

Gecaj shkruan se deri më tani LDK-së janë munduar t’ia zbehin rolin dhe rëndësinë, por nuk ia kanë arritur.

Duke përmendur edhe vrasjen e aktivistëve të LDK-së dikur, ai tha se edhe sot po provojnë “të gjunjëzojnë idenë e lirisë, pavarësisë e demokracisë, të formësuar dhe të mishëruar thellë në ADN-në e LDK-së!”.

“Zgjedhjet nuk janë ideuar si një formë psiko-shkencore e eksperimentimit me vullnetin e popullit, por si besim i dhënë dhe obligim i pranuar për të udhëhequr vendin në emër dhe për të mirën e qytetarëve. Kushdo që abuzon (eksperimenton) me këtë besim, do te përfundoi atje ku e ka vendin – në harresën e historisë!”, shkruan ndër të tjera Gecaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img