-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Gjobat, astronomike

Gjobat e reja për “Kundërvajtje në komunikacion” janë rritur në mënyrë enorme në raport me ato që janë aplikuar deri më tash. Me ligjin e ri gjobat për shkelje të rregullave të komunikacionit shkojnë deri në 900 euro
Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili ka hyrë në fuqi nga e marta, ka paraparë gjoba mjaft të larta për shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion.
Ky ligji i cili është proklamuar nga Ministria e Infrastrukturës (MI) se do të rrisë sigurinë në trafik. Por sipas ekspertëve të komunikacionit, ky ligji do të sjellë vetëm konflikte në rrugë, ikje nga proceset gjyqësore.
Prandaj, sipas tyre, ky ligj duhet urgjentisht të kthehet në Qeveri në mënyrë që të punojë grupi i ekspertëve jashtë institucioneve shtetërore duke respektuar standardet evropiane.
Sipas ligjit të ri, në mungesë të patentë shoferit gjatë vozitjes një pjesëmarrës në komunikacion do të dënohet me nga 200 deri në 1500 euro.
Gjithashtu edhe nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë dënohet për “Kundërvajtje” me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.
Ndërkaq për këmbësorët që kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve ku nuk është e lejuar, atëherë dënimi do të jetë 20 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img