18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Abrashi: Goditja tinzare që iu bë kolonel Krasniqit, mbetet qiell i errët për ne

Sot u bënë 18 vjet nga vrasja e ish ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.
Me këtë rast, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ka filluar Akademia Përkujtimore.
Në këtë ceremoni, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, tha se shembulli i Ahmet Krasniqit është frymëzim për gjeneratat e ardhshme të Kosovës.

Abrashi tha se kolonel Krasniqi, i shërbeu vendit në periudhat më të errëta të vendit, duke shtuar se atij iu bë goditje tinzare, e cila për ne mbetet si qiell i errët.
“Intelektualizmi gatishmëria e tij e bënin të domosdoshëm për udhëheqjen e vendit tonë. Pavarësia edhe liria nuk do ishte e mundur pa sakrificën e Ahmet Krasniqit dhe dëshmoreve të tjerë. Ne e rikujtojmë kolonelin për besnikëri personalitet i organizimit, i devotshëm në punën e tij. Goditja tinzare qe iu bë atij mbetet si qiell i errët për neve”, tha Abrashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img