2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Frashër Krasniqi: Mjerim ku ka degraduar VV-ja, Haki Abazi dikur na quante vrasës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sonte serish me të parin e LDK-së, Isa Mustafa.

Edhe pse ende nuk u arrit një koalicion bashkëqeverisës mes dy partive, takimet janë duke vazhduar.

Por është vetë Kurti që përmes një video të publikuar dje tregoi emrin e zv/kryeministrit nga radhët e partisë së tij si dhe të pesë ministrave.

Ish-anëtari i kësaj partie, tanimë pjesë e PSD-së Frashër Krasniqi tha se ai po mbante burg me Astritin, kur Haki Abazi i quante vrasës.

Haki Abazi është pikërisht emri i lakuar për zv/kryeministër nga Albin Kurti gjatë ditës së djeshme.

Sipas tij është mjerim ku ka degraduar VV-ja, e ku flet sot për Astritin.

Postimi i plotë:

Në kohën kur po e falin e i përulen Isa Mustafës e Skender Hysenit – që drejtonin pikat kyçe të pushtetit, kur vdiq në burg Astriti – shtizat i kanë kthyer bash kah shokët më të mirë të Astritit.

Unë kam mbajtur burg me Astritin për një vepër që u dëshmua e montuar. Atëbotë, Hakiu na quante vrasës.

Mjerim ku ka degraduar VV-ja. Mjerim kush flet sot për Astritin. Mjerim çka po përbijnë aktivistët e VV-së. Mjerim çfarë pushteti po na vjen.

VV duhet të jap llogari për deklaratat e zëvendëskryeministrit në ardhje që në fakt mori rolin e prokurorit. VV duhet të tregojë haptaz se a pajtohet apo distancohet ng këto deklarata. Përndryshe ky do të shënohet si momenti i instrumentalizimit të Astritit nga pushteti i ri, për njollosje të kundërshtarëve politikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img