Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar lidhur me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, prej nga ju furnizohen qytetarët e Prishtinës dhe disa komunave me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.08 metra mbi nivelin e detit ose 9.77 metra nën kapëderdhje, ndërsa liqeni i Batllavës 624.95 metra mbi nivelin e detit ose minus 10.05 metra.
“Furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësorë është 24 h pa ndërprerë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit janë në teren nga ora 08.30 deri në orën 22.00, për të sanuar defektet e shkaktuara nga rrjedhjet e ujit dhe zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza”, thuhet në njoftim.
Sipas KRU “Prishtina” me të filluar vitin 2020 do të ketë përmirësime të vazhdueshme të shërbimeve të ujit e kanalizimit e të tjera.