15.8 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Shpallen të pafajshëm të gjithë të të akuzuarit e rastit, “Pronto”

Gjtkata Themelore e Prishtinës ka shpallur të pafajshëm 11 të të akuzuarit në rastin e njohur si, “Pronto”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit e tjerë janë shpallur të pafajshëm për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”

Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Shashivar Hoti, nuk ka provua se të akuzuarit kanë kryer veprën penale më të cilën ngarkohen, shkruan Insajderi.

Hoti tha se ndaj këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankesë në Gjykatën e Apelit dhe se aktgjykimin me shkrim dhe arsyetim të detajuar palët do ta pranojnë më vonë.

Kurse sipas aktgjykimit, shpenzimet e procedurës bien në barrë të gjykatës.

Ja për çfarë akuzoheshin Grabovci, Beqaj, Pajaziti & Co

PDK, ka lënë shenja të pashlyeshme në histori dhe atë për aferën më të madhe korruptive ndonjëherë në Kosovë, “PRONTO”.

Adem Grabovci, ishte njëri nga më të fuqishmit – që kjo aferë e shpërfaqi.

Fuqia e tij para tri vjetësh dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës u dëshmua me një seri përgjimesh telefonike që i kishte publikuar Insajderi.

Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, ai kishte punësuar qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura. Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme. Pos kësaj, Grabovci punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë.

Gjithë këto veprime “shefi” i kishte bërë me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, dhe Kadri Veselin.

Insajderi pati sjell një seri bisedash të Grabovcit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Shaip Mujën, Ramë Bujën, Ilhami Gashin, Hajdar Beqën, Latif Gashin, Azem Sylën, e zyrtarë të tjerë shtetërorë e partiakë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img