-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi i Gjykatës ndaj personit që e kërcënoi me vrasje Albin Kurtin

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti javën e kaluar përmes rrjetit social “Facebook” kishte kërcënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Menjëherë pas këtij kërcënimi ai u arrestua nga policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë. Në seancën e mbajtur të hënën me 30 dhjetor në gjykatën themelore në Prishtinë prokuroria  themelore kishte këkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin.

Por Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë dhe ka marrë vendim që Haxhi Hoti të lirohet nga arresti  dhe t’I caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar përmes telefonit  zëdhënësja  për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Zyrtari i NISMA megjithë kërcënimin me vrasje që I bëri   Albin Kurtit Vitin e Ri e festoi pranë familjes.Vet lideri i  Vetëvendosjes Albin Kurti përmes rrjetit social në facebook kishte bërë thirrje që të lirohet Haxhi Hoti pasiqë nuk e kishte marrë seriozisht kërcënimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img