12.1 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Pejës po e kërkon këtë person

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dënuar me aktgjykimin e plotfuqishëm është:  Zvonko (Vuqeta ) Jeremiq  i lindur me 23.10.1957  në fshatin Gorazhdec-Pejë.

I dënuari është i kërkuar për veprën penale: (një) rast për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img