45 të mitur të dënuar, 2020-ta i gjenë në Qendrën Korrektuese në Lipjan

112
Advertisement

Ndonëse të mitur në moshë, kjo fare nuk nënkupton që mos të dënohen për veprat e tyre penale të cilat i bëjnë.

Advertisement

114 persona të mitur vetëm gjatë këtij viti në Kosovë janë përfshirë në vepra penale, kurse 45 është numri i personave të mitur që gjenden aktualisht në këtë institucion.

Mirëpo, këtyre të miturve në këtë qendër u ofrohen edhe trajnime profesionale për të cilat lëshohen certifikatat.

Përveç shkollimit në këtë qendër, të miturit kanë mundësi të kryejnë edhe trajnime profesionale.

“Certifikata dhe diplomat e shkollës për të miturit që vuaj dënime për vepra penale u jepet në mënyrë të rregullt sikurse në shkollat publike, duke mos iu figuruar që merren nga burgu, për mos dëmtimin e karrierës që mund ta zhvillojnë me tutje”.

Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Isuf Iberdemaj ka treguar për Indeksonline se në vuajtje të dënimit në këtë qendër janë 45 të mitur, për vepra të ndryshme penale.

Në mesin e tyre prin gjinia mashkullore, ku 42 prej tyre janë në vuajte të dënimit kurse numri i femrave është 3 femra të cilat janë në vuajtje të dënimit për vepra penale.

Kurse sipas Iberdemaj, gjithsej në total aktualisht ndodhën 93 të burgosur pasi këtu hyn edhe kategoria e të burgosurave e femrave të moshës së rritur.

Vetëm gjatë vitit 2019 janë dënuar 10 persona të cilët do të vuajnë dënimin varësisht nga vepra të cilën e kanë kryer.

Dënimi ma i madh që është dhënë gjatë këtij viti në këtë qendër është hiq më pak se 25 vite.

“25 vite është dënuar një femër vendimi s’është i formës së prerë”, ka thënë Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Isuf Iberdemaj.

Ndryshe, dënimet për të miturit në Republikën e Kosovës, janë të rregulluar sipas Ligjit Penal për të Mitur në Kosovës.

PostAdssFotoja e reklamës