Nga të shtënat me armë që mori mëngjesin e sotëm, Lulzim Spahiu mbeti i vdekur në kamionin e tij.
Dorasi, Vllaznim Avdiu është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili në momentin e ndodhisë ishte jashtë detyrës.
Madje sipas kolegëve të dorasit, e gjithë kjo erdhi si pasojë e një aksidenti i cili ndodhi në trafik, transmeton Indeksonline.
Spahiu vdiq në prani të djalit, i cili bashkë me të ishte në kamionin ku mbetën shumë njolla gjaku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit dhe me të marrë informacionin Policia e Kosovës kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarit i jaën konfiskuar tri revole, kurse tek familja e viktimës tashmë janë hapur të pamet.