7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Jurist, kritik i ligjeve, libërshkrues

Shkruan: Agim Muhaxheri

Ai në mars të 1956-s vajti në rezidencën e Titos në Beograd. I foli për torturat që i bënte në Kosovë xhelati Rankoviq. Kërkoi që këtij t’i ndalej turri…

—————………..—————-

Babai im Misin Muhaxheri (1924 – 2007), më 24 dhjetor e ka ditëlindjen.

Është ditëlindja e tij e 95-të. Biografia e tij është e dhimbshme dhe e lavdishme. Si 31- vjeçar e gozhdojnë. E largojnë nga Partia – LK, si armik.

Në shenjë revolte, kundër dhunës që bëhej në Kosovë, arratiset në malet e Blinajes, afër fshatit Resinovc të Lipjanit… Në mal i dërgoi bukë stërnipi ynë Islam Sinani nga Resinovci.

Kur e arrestuan e çuan te kryeshefi i Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, i cili zgërdhihej dhe bërtiste “Gde si bando” (Ku je bandit). E nxori nga brezi revolen. I tha kryeshefit: Ja merreni armën time, po ua dorëzoj…

Kryeshefi çartet, iu bërtiti sigurimcave: Qysh more s’e keni hallakat, ku i patët mendtë – me sjellë para meje banditin e armatosur. A jeni ju normalë, a budallenj…

Pastaj ia kurdisin procesin gjyqësor për veprën penale – kundër popullit dhe shtetit. Ia veshën nenin 117 të Kodit penal të Jugosllavisë.

Njëra nga akuzat ishte: “Ka dashur të bëjë atentat në shefin e UDB-ës në Skenderaj, Dragutin Papoviqin”. Pasi i mbajti 99 ditë burg, e liruan nga aktakuza më 23 nëntor 1955 (Aktgjykimi K – Br. 238/55).

Kryetar i trupit gjykues të të pestëve ishte Vuja Rakoçeviq, ndërsa prokuror – Miroslav Lazareviq. Kah fundi i muajit mars 1956 babai vajti në rezidencën e Josip Broz Titos në Beograd. I foli për dhunën ndaj shqiptarëve, Aksionin për mbledhjen e armëve në Kosovë. I tërhoqi vërejtjen: Aleksandër Rankoviqi po bën kërdi në Kosovë, ndaljani turrin…

Rrëfimi i tij me Titon zgjati 37 minuta… Nga e di se ka zgjatë 37 minuta ? Këtë fakt ma ka thënë sekretari i Titos, slloveni Jozhe Vilfan, shtoi baba.

Mëtej baba më rrëfeu:

– Derisa flisja duke i treguar për torturat ndaj shqiptarëve në Kosovë që i bënte xhelati Aleksandër Rankoviqi, Tito shprehu habinë. Thoshte: “A është kjo e mundur ç’po bën UDB-a…”. Në praninë time e thërret në telefon ministrin e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, Svetislav Stefanoviqin – Qeqën. Këtij i thotë se po flet me mua rreth torturave në Kosovë… Qeqa i përgjigjej: “Ky djaloshi po të gënjen…”. E Tito ia ktheu: Edhe gjysma e asaj që më rrefeu ky djalosh, nëse është e vërtetë, kjo është e tmerrshme… Ti, Qeqo, pranoje menjëherë në zyren tënde këtë djaloshin, edhe ty të rrëfen për torturat…

Bisedoj edhe me Qeqën. Ky më tha në gjuhën e tij amtare: “Obrukao si me kod Starog” (Ma ke marrë fytyren te Plaku”. Shprehja “te Plaku” i atribuohej Titos. Kështu e thërrisnin ata që kishin poste të larta shtetërore e partiake.

Gjithashtu babai im fliste:

– Pas aksionit famëkeq të armëve në Kosovë e lexova një buletin intern të UDB-së me shenjën “strogo – pov”, në të cilin, në mes tjerash, thuhej se në këtë aksion të armëve janë rrahur më tepër se 13 mijë shqiptarë, ndër ta më tepër se 20 kanë vdekur nga torturat dhe më tepër se 200 sish nga plagët e rënda janë bërë invalidë…

Aksioni në fjalë nisi më 25 dhjetor 1955 dhe mbaroi më 15 mars 1956… Nuk e di a i dinë këto fakte historianët tanë ?

Dosjen e tij si i burgosur politik e nxori pas gjysmë shekulli, në mars 2006. Për historinë e këtij procesi në një faqe gazetë publikohet shkrimi në “Epoka e re”, më 10 mars 2006. Shkrimi im në këtë gazetë është titulluar “Hakmarrja e engjëjve të zinj”.

Punoi si gjyqtar në Gjilan dhe Kaçanik…

Merrej me publicistikë në fushën e drejtësisë.

Një sërë shkrimesh të karakterit juridik i publikoi në gazetën “Rilindja”.

Shquhej si kritik i ligjeve. Reagonte në paragrafët ‘memecë’ kur shqiptarëve u cungohej ndonjë e drejtë. I nxirrte në pah kontradiktat e paragrafëve të ligjeve të Kosovës e Serbisë që binin ndesh me Kushtetutën e Jugosllavisë.

Ligjvënësit i kapte me presh për dore.

Është autor i librit “Libër enciklopedik”(1995). Aty bëhet fjalë për shpikjen e tij, Kalendarin shifror në katror (prej lindjes së Jezu Krishtit deri në vitin 5052).

E zë në gojë ndonjë datë, të del çfarë dite ka qenë.

Kalendari i tij është i saktë si 1 e 1 që bëjnë 2.

Autori shkruan: Profeti Muhamed ka lind të hënen, më 20 prill 570, jo 571.

E premte ka qenë dita kur u shpall Kushtetuta e Kaçanikut (7 shtator 1990)…

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img