Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti i ka dërguar letër Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi.
Përmes një letre që Kurti ia ka dërguar Thaçit, të shpërndarë në faqen e zyrtare të partisë së VV-së në Facebook, i pari i Vetëvendosjes e ka falënderuar për dy ftesat, duke e kritikuar atë që fillimisht i kishte përcjellë te portalet.
“Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”, ka thënë Kurti.
Kurti tutje ka thënë se për t’u konsultuar për mandatarin do të takohen ditëve në vijim.