2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Aksident tjetër në magjistralen Prishtinë-Podujevë, shkak mos kryerja e punimeve në këtë rrugë

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht tek ‘Qershijat e Llapashticës’.

Siç mëson Indeksonline, nga ky aksident ka edhe të lënduar.  Autoambulanca është paraqitur në vendin e ngjarjes. Po ashtu edhe Policia ka dal në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.

Ndryshe, shkaktar i këtij aksidentit konsiderohet Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës për shkak që nuk ka përfunduar ende rrugën në këtë pjesë.

Para dy dite pikërisht në këtë rrugë, për shkak të një vet aksidentit kishte ndërruar jetë një grua.

Ndërsa muajin e kaluar, po ashtu në këtë rrugë ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Krejt kjo për shkak të mos rregullimit të rrugës, përkundër se ministri Pal Lekaj e ka prerë shiritin.

Dhe si pasojë e zvarritjes së përfundimit të kësaj rruge ndodhi aksidenti tragjik në Podujevë./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img