2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Vajzën e fejova 15 vjeçe, por burri i ra në burg” Edi Rama: Ja paske gjet tamam

Edhe pse ditë pushimi, kreu i qeverisë ka vijuar me ‘turin’ e tij të vizitave në familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot Rama shkoi në fshatin Gjorm të Laçit, ku vizitoi disa nga familjet që kanë mbetur pa banesë prej tërmetit.

Në njërën prej familjeve, kryeministri u ndal si ‘vizitor’ për të parë nga afër gjendjen dhe për të konsumuar diçka për të ngrënë. Kryefamiljari e priti me ushqim kryeministrin, teksa ky i fundit po pyeste fëmijët e vegjël se çfarë bënin në jetën e tyre të përditshme.

Përveçse bisedës, Rama i tregon familjes projektin për një lagje të re në Laç, ku do të akomodohen të gjithë banorët që mbetën pa shtëpi prej tërmetit.

Biseda e Kryeministrit me banorët në Gjorm të Laçit:

Rama: Merreni (mishin) me dorë se s’kemi pirun…këto kushte kemi. Çfarë klase je?

Vajza: Në klasë të dytë

Rama: Si je me mësime?

Vajza: Tek të dalluarit…

Rama: OOooo, do vdes, ka lezet, ke të dallimit…

Rama: Po ti ku je? (i drejtohet djalit të madh të familjes)

Djali: Unë nuk e kam ndjek shkollë, 12 vjet dhe nuk kam vazhduar më.

Rama: Po çfarë bën, punon?

Djali: Jo aktualisht pa punë..

Rama: Pa punë por kështu qenke i vesh si model, top model. Po pse pa punë? Të të fusin në punë… apo varet çfarë pune..

I zoti i shtëpisë: U nis për të ik në Angli, por e kthyen…

Rama: PO ti?

I zoti i shtëpisë: Kësaj ja kam hequr shkollën unë, se e fejova 15 vjeçe

Rama: Hmmm….

I zoti i shtëpisë: Traditat tona…. mbaroi klasën e 9-të

Rama: Pse? Nuk e lije ti bënte vetë këto..

I zoti i shtëpisë: Jo, më hynë me zor, ma morën gati si me zor.., nuk u lidh kjo por me shkues

Lindita Nikolla: Ato janë tradita të kalume ato, kanë kaluar tani…

Rama: PO ca kanë kaluar, ja…

I zoti i shtëpisë: Tani ai ka rënë në burg në Itali, ka tre vjet

Rama: Ja paske gjet tamam…

Rama: Hajde jeta kshu e ka.. s’ke ça bën..mos u mërzit

I zoti i shtëpisë: Ti mirëserdhe njëherë e ta priftë zoti mbarë, je burrë i fortë

Rama: Shko merre koka kolën se e piu goca…

Lindita Nikolla i drejtohet Ramës: Do marrësh çik djathë…

(Rama nuk kthen përgjigje… Nikolla ul pjatën në tavolinë…)

Rama: Besoj që në fillim të pranverës do vendosim shtëpiat dhe 100 % brenda vitit tjetër të gjithë do ti sistemojmë, ata që kanë shtëpitë individuale.

Rama: Ju falënderoj shumë për mikpritjen..

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img