2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryeredaktori i RTKLive: Falsifikimi i VV-së, fotomontazh banal

Vetëvendosje shpërndau sot një foto, ku sipas tyre dëshmohej së RTK është televizionit i Kryeparlamentarit  Veseli. Ata pretendojnë se në këtë datë kanë qënë 11 shkrime për kryeparlamentarin, por nga një shikim i thjeshtë, sipas kryeredaktorit të www.rtklive.com, Altin Ahmeti shihet se foto është manipuluar me tekstet e njëjta, të cilat janë dyfishuar. Ahmeti i ka quajtur mashtrues dhe gënjeshtarë pjesëtarët e VV që e kanë shpërndarë këtë fotomontazh.
Në fakt, konventa e Partisë Demokratike e Kosovës është mbajtur me 7 dhe 8 maj, ndërsa Vetëvendosje pretendon se këtë ditë janë botuar 11 lajme për PDK dhe Kadri Veselin, megjithëse foto e shpërndarë nga vet ata tregon fotot e njëjta të botuara dhe ripërsëritura në disa vende.
Çfarë falsifikimi amatoresk i Vetëvendosje-s, në përpjekje për ti dëshmuar halucinacionet e tyre!!!!!
Kanë nxjerrë një fotomontazh me lajmet e njëjta për ti impresionuar njerëzit, se kinse, në të njejtën kohe, paskemi publikuar 11 lajme për Kryetarin e Parlamentit, Kadri Veselin.
Shpifje qesharake.
Po e ripublikojmë fotomontazhin që kjo parti, VV, e ka publikuar dhe secili ta shikoje vetë mashtrimin që kjo parti u servir qytetarëve. Lajmet e njëjta i përsëritin dy herë vetëm që të duken shume!!!
Për me tepër, injorantët e dëshpëruar dhe të vetëngulur të VV, shkojnë dhe e zgjedhin ditën e mbajtjes së konventës së PDK, si ditë ku sipas tyre dëshmohet që jemi media e kryeparlamentarit.
Ju sfidoj të ofroni vetëm edhe një dite tjetër… Pse shkuat aq mbrapa ne kohe???
Është mirë ti tregoni njerëzve, por jo duke i mashtruar. Tregojuni që ishte dite e Shtunë edhe në konventën e PDK-së, po zgjidhej kryetari i ri, dhe asnjë aktivitet tjetër nuk zhvillohej në vend. Lajmet kryesore vinin nga ky subjekt..
Çfarë mund të bëjmë ne si media në këto kushte?
Ne gjithashtu mund t/iu ofrojmë fakte se kemi publikuar lajme për PDK dhe kryetarin e saj, me pak se çdo portal tjetër… E dini pse???
Sepse gjatë fundjavës punojmë me staf te reduktuar dhe vetëm një person është kujdestarë..
Ju edhe ashtu keni personel që qëndron, vëzhgon, shkruan komente neper media online dhe facebook gjatë 24 orëve. Ju garantoj që kështu do t’iu dalë dhe ju sfidoj për këtë.
Gjithsesi, e di që nuk do ta bëni.  Sepse dështimet tuaja jeni mësuar t’ua vishni të tjerëve. Dhe të gjeni fajtorë kujdestarë për çdo gjë…
Një koleg gazetar, gjatë kohës qe po diskutonim për këtë falsifikim tuajin, u shpreh i habitur me habinë time për këtë fotomontazh të rrejshëm. Para ca kohësh atij i kishit ndërruar emrin e bashkëshortit, veetëm që kauza juaj të dukej e drejtë. Qoftë edhe për 30 minuta.
Viktime e mashtrimeve dhe shpifjeve tuaja në fakt kam qene edhe vete disa here. Kishte të drejtë kolegu. Nuk duhej te isha habitur me veprimin, por vetëm me amatorizmin e fotomontazhit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img