2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Anëtari i presidencës së Bosnjës: Nuk ka asnjë dilemë, Kosova është shtet i pavarur

Anëtari i presidencës së Bosnjë Hercegovinës Zheljko Komshiq, në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës ka deklaruar se pavarësisht a ekziston njohja e ndërsjellë në mes Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës, kjo punë është fakt i kryer.

“Siç qëndrojnë tani punët, duhet të presim, edhe pse unë nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Komshiq.

Në pyetjen e gazetarit se a ka dakordim për këtë, Komshiq është përgjigjur:

“Nuk kam dakordim për këtë, por kam të drejtë të kem qëndrim timin. Unë nuk do të flas gjithmonë atë që është e dakorduar, për shkak se ne jemi tre në Presidencën e BH nuk do të thotë se më duhet autorizimi i Presidencës për të thënë diçka. Në veprimet e mia diplomatike duhet t’u përmbahem disa rregullave të cilat vlejnë në BH. E përsërisë, për mua Kosova është shtet i pavarur! Kjo tashmë është punë e kryer, vetem është çështje e momentit kur do ta pranojnë te tjerët në rajon”, thotë Komshiq.

Ndërsa sa i përket një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Komshiq ka thënë se “gjithë ajo që po ndodh me Kosovën, posaçërisht bisedimet mes Beogradit e Prishtinës, janë çështje e marrëveshjeve të tyre.

Por për çfarëdo që ata bien dakord, nuk mund të jetë precedent për zgjidhjen e problemeve, siç thuhet në Ballkanin Perëndimorë e posaçërisht në Bosnje Hercegovinë”, thotë Komshiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img