0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Turp ju qoftë juve dhe servilëve tuaj!

Të nderuar qytetarë,
Tanimë edhe disa ditë po hyjmë në muajin e tetë kur gjiganti ekonomik “FERRONIKELI” ka ndalur prodhimin, duke i lënë mbi 1000 punëtor pa pune, dhe njëkohësisht duke varfëruar tej mase bizneset në komunën e Drenasit dhe të Drenicës në përgjithësi. Falimentimi i këtij gjiganti nuk e ka bindur as për se afërmi asnjë nga qytetaret, inxhinieret dhe njohësit e ekonomisë, se çmimi është njëra nga arsyejet e ndaljes se prodhimit. Punëtoret manipulohen qoftë nga sindikata e qoftë nga qeverisë se arsyet e ndaljes se prodhimit janë reale, ndërsa as njëra e as tjetra nuk qajnë kokën për problemet e tyre, dhe për kafshatën e gojës që ju ndaluar këtyre punëtoreve.
Kur erdhi në pushtet koalicioni i “Elefantëve”, erdhi me premtimin e 200 apo 300 mije vendeve të punës, dhe askush nga qytetarët e Drenasit, Drenicës e Kosovës, nuk e ka besuar që do vije dite që njeri nga tri gjigantet ekonomik të Kosovës, sot të mbyllet dhe të mbesin të pa pune. Pra, po i bien që kjo qeveri nuk do hapë 300 mije vende pune por do mbylle 300 mije vende pune.
Për shtat vite rresht Komuna e Drenasit është shpallur si Komuna me e varfër në Kosovë edhe pas punës që bënin ne Ferronikel, që nënkuptonte se kjo komunë ishte me e varfër në Evropë, dhe sot paramendojeni për një çast se sa edhe me e varfër është bërë kjo komunë kur nuk do këtë edhe Gjigantin e saj të vetëm ekonomik.
Para shume vitesh kur lexoja një proverb “Lisi dhe Plaku” me dukej e çuditshme, por aktualisht ajo po ndodhe realisht në Drenas dhe Drenice. Proverba thoshte kështu: Një plak kishte rrezuar një lis gjigante dhe dëshironte që atë ta çantë për të bere copë copë dhe për të krijuar dru për dimër. Në pa mundësi që më sëpatën e tij ai ta çante lisin vendosi që nga degët e tij të ndërtoj pyka dhe që ta kishte me të lehte çarjen dhe shkatërrimin e tij. Lisi filloj të qante me lot, dhe tha me vete “Nuk po me dhimbej vetja që po çahem dhe shkatërrohem, por po me dhimbet që po shkatërrohem nga pykat që janë ndërtuar nga druri im”.
Pra të dashur qytetar, ka dhjetëra deputet të Drenicës që janë pjese e proceseve në Kosovë, dhe ndërsa gjiganti ekonomik falimenton ata nuk e thonë asnjë fjalë të vetme. Nuk ka turp me të madh se për të ruajtur servilizmin e tyre ndaj shefit, të lozin me ndjenjat dhe hallet qytetare dhe të mos thonë një fjalë të vëtmë për Ferronikelin.
Kur vije fushata e zgjedhjeve në Drenice, tere arsenalin e tyre prej deputetesh dhe ministrash frekuentojnë rrugët, lagjet dhe shtëpitë e qytetareve për të kërkuar votën, sot as që nuk hapin gojën për të thënë qoftë edhe një fjalë të vetme për këtë treve. Mos harroni Deputete dhe Ministra të Drenasit, Drenicës e Kosovës, sofrat ku ju ngrënit bukën sot janë varfëruar, familjet ku ju bënit gjumin sot janë shkatërruar nga varfëria, e punëtoret që i detyronit tu jepnin votë , sot janë sëmurë nga Depresioni.
Turp ju qoftë ju dhe servileve tuaj që për interesin personal larguat nga puna dhe falimentuat gjigantin e 1000 punëtoreve se bashku me 800 bizneset e vogla në Drenas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img