2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Time Kadrijaj-Ramës: Me Serbinë kurrë mik s’ke me u bë

Derisa në Tiranë ka filluar takimi mes tre liderëve ballkanik, Edi Rama, Aleksander Vuçiq dhe Zoran Zaev, liderët kosovarë e kanë anuluar pjesëmarrjen.

Është deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ajo që ka reaguar përmes një statusi në Facebook.

Ajo duke iu drejtuar Ramës ka thënë se Vuçiqi dhe Mini Shengeni ballkanik do jenë fundi juaj.

Tutje Kadrijaj tha se fyerjet në adresë të lidershipit të Kosovës nuk janë as më pak e as më shumë se shpërfytyrim i tij dhe servilizëm ndaj Vuçiqit.

Statusi i saj i plotë:

Nuk po e kuptoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën! Nervoza e tij dhe fyerjet në adresë të lidershipit të Kosovës nuk janë as më pak e as më shumë se shpërfytyrim i tij dhe servilizëm ndaj Vućicit, telallit të Millosheviqit, i cili e lau Kosovën me gjak.
Z. Rama duhet ta kuptoj se me Serbinë kurrë mik s’ke me u bë.
Vuqiqi dhe Mini Shengeni ballkanik i juaj do jenë edhe fundi juaj.
Socialistet e demokratet e Shqipërisë janë vëllezerit tanë dhe ata duhet të ju shohin ju.
Po ia pren teshat vetës që po e fyn njeriun që e ka oborrin e mbushur me varre të vëllezerve dhe shokëve të tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img