Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë rreth orës 17:03.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë pak kilometra larg Vorës.
Lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në zonën e Durrësit e Fushë-Krujës.
Dridhjet nga tërmeti kanë shkaktuar sërish panik tek banorët e kryeqytetit dhe qytetet e tjera përreth.