Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale me seli në Hagë.
Ai do të paraqitet para kësaj gjykate më 30 janar.
Ish komandanti i UÇK-së, ka konfirmuar për mediat ftesën e ardhur nga Specialja, duke thënë se nuk e di në çfarë cilësie është ftuar, pasi nuk e ka parë ende ftesën.