2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Zgjedhjet e reja e kthejnë PDK’në në pushtet

Sipas Dardan Molliqajt të Partisë Socialdemokrate, nëse dështon arritja e marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë, kjo do të sillte rikthimin e Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim që VV e LDK të çojnë vendin në zgjedhje të reja e të synojnë më pas koalicion të ri mes vete, por njëra nga to do të bënte koalicion me PDK-në për qeverinë e re.

“LDK është parti e elitave, sistemeve të gjata të politikës, lojën politike qysh ata e shohin është edhe negociimi në tavolinë, LDK-ja nuk po del jashtë vetes. LDK-ja që nga fillimi me PDK-në ka qenë në këtë logjikë, ndërsa VV nuk është parti e elitave. VV-ja ka qasje dominuese, e dominon tjetrin”, ka thënë ai në KTV.

“Nuk po bëhen më negociatat në takime por në studiot televizive, pra që ta dominojnë tjetrin. Për mua, si parti opozitare, është vetëm një kërkesë, ata duhet ta krijojnë një qeveri. Ata e marrin përgjegjësinë që nuk po dallojnë kurrgjë”, ka thënë Molliqaj duke iu referuar se fillimisht u duartrokit mënyra e tyre e negociatave për programin mirëpo në fund doli se “janë si gjithë të tjerët, duke ngecur të pozitat”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img