0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Delawe: Korrupsioni në Kosovë, pengesa më e madhe për zhvillimin e ligjit

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë Greg Delawie, ka thënë se korrupsioni në Kosovë paraqet pengesën më të madhe për demokracinë dhe zhvillimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Gjatë diskutimit me temën “Etika në Biznes dhe Korrupsioni”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ambasadori amerikan ndër të tjerash tha se korrupsioni dëmton sigurinë dhe prishë stabilitetin e një vendi.
Ai ka shprehur qëndrimin e ShBA-ve në luftimin e kësaj dukurie, duke thënë se Kosova do ti ketë ShBA-të partner në luftimin e korrupsionit, raporton KosovaPress.

“Kur pata ardhur në Prishtinë para një viti e pata bërë një agjendë se çka shpresoja të arrija gjatë kohës sime këtu. Qëllimet e mia mund të ndahen në tre fusha, forcimi i sundimit të ligjit, rritja e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimi i sigurisë rajonale. Korrupsioni pengon përmbushjen e secilës prej këtyre qëllimeve . Në thelb korrupsioni paraqet pengesë të madhe për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Prishë sistemin e qytetarëve në sistemin politik , institucionet dhe udhëheqësin e tij dhe ndezë jo stabilitetin. Korrupsioni po ashtu dëmton edhe sigurinë …Korrupsioni po ashtu gjymton edhe zhvillimin ekonomik sepse u shterë burimet ekonomike qytetarëve dhe i largon bizneset dhe investigimet. Ryshfeti i kufizon investimet amerikane jashtë vendit. Meqenëse bizneset ballafaqohen mesatarisht me 10 përqind kosto më të lartë në vendet me korrupsion endemik”, tha Delawie.
E kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se sfidat e zbatimit te ligjit dhe luftimit të korrupsionit janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në moszhvillimin ekonomik të vendit dhe mosterheqejen e investimeve të huaja.
“Po e pamundësojnë vendin që të tërheq më tepër investime të huaja direkte. Janë të shpeshta raportet të cilat vendi ynë rangohet mjaft lartë, sa i përket vlerësimit për perceptim të korrupsionit qoftë edhe pranisë së korrupsionit në terma faktik. Luftimi i dukurive të tilla do të ndikonte edhe në rritjen e investimeve të huaja direket si rezultat natyrisht edhe në krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Zeka.
Sipas tij, luftimi i korrupsionit duke shfrytëzuar mekanizmat ligjor dhe etikën e punës do të rriste besimin e qytetarëve në biznese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img