2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Flet sinjalizuesi i ATK-së që “shkundi” korrupsionin: Grupet e organizuara hapnin biznese në emër të pastrehëve

Murat Mehmeti është përballur me shumë presione, pasi që ka raportuar keqpërdorim në vlerë prej 4 milionë eurosh. Pikërisht, pretendimet e Murat Mehmetit, kanë rezultuar me aktakuzë të ngritur ndaj një zyrtari.

Murat Mehmeti, inspektor në Administratën Tatimore të Kosovës, është njëri nga sinjalizuesit i cili tregoi për rreth 4 milion euro të keqpërdorura prej evazionit fiskal.

Për këtë, sipas Mehmetit, fillimisht prokuroria shigjetat e hetimit i kishe drejtuar drejt tij. Ai madje thotë se kishte edhe presione gjatë punës.

“Kam pasur presione të shumta gjatë punës. Më bëhej vlerësimi i performancës. Së paku katër herë kam dalë para Komisionit Disiplinorë. Thjesht kam qenë para largimit nga puna. Kam mbijetuar sepse gjithmonë kam kërkuar transparencë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Murat Mehmeti.

Këto sanksione kishin filluar në momentin kur ishte rënë në gjurmë të, siç thotë ai, “peshqve të mëdhenj”.

“Në momentin kur janë prekur ‘peshqit e mëdhenj’ më patën filluar problemet. Prokuroria nuk vepronte dhe filluan shigjetat drejt meje. Dy herë jam larguar dhe në të dy herët jam kthyer duke ndjekur rrugën ligjore. Kam vazhduar punën ku punoj edhe tash”, deklaroi  Mehmeti, përcjell Telegrafi.

Në sinjalizimin e tij bëhej fjalë për grupe të organizuara, që kishin vepruar për më shumë se 10 vite. Ata kishin shfrytëzuar gjendjen sociale të personave të pastrehë, e me probleme shëndetësore duke iu kanë hapur firma në emër të tyre.

“Kryesisht ishin njerëz të pastrehë dhe të pa shtëpi. Ne e kemi ditur që këta persona nuk kanë kapacitete ekonomike dhe intelektuale për të drejtuar biznese. Ne kemi punuar në drejtim të personave që qëndrojnë mbrapa tyre”, thotë Mehmeti.

E këto pretendime të Mehmetit më 16 dhjetor kanë përfunduar me aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit të Njësisë së Hetimeve Tatimore dhe të Inteligjencës, Safet Krasniqi.

“I pandehuri S.K. për disa biznese nuk ka ndërmarr asnjë aktivitet, vizitë, kontrolle, rikontrolle e as inicim të procedurave penale, duke shpërdorur pozitën e tij zyrtare apo autoritetin e tij. Ka autorizuar punëtorët e ATK-së, duke kërkuar nga ata që të vizitonin disa nga bizneset ekonomike dhe duke kërkuar nga këta zyrtarë të Administratës Tatimore, të bëjnë korrigjimet e deklarimeve tatimore në ato biznese të vizituara, në cilat deklarime kanë qenë të lidhur me faturat e dyshuara dhe transaksione fiktive me biznese fiktive, duke mos ndërmarr veprime hetimore në procedura penale”

Ndër të tjera thuhet se gjatë periudhës kohore nga viti 2013, deri në muaj shkurt të vitit 2019 Krasniqi ka vepruar me qëllim të shkaktimit të dëmit në buxhetin e shtetit për përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për 120 bizneset ekonomike./RTV Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img