1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria ndan 70 mijë euro për zyrën e koordinatorit Hoti

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e 115-të.

Në këtë mbledhje u mor vendim që t’i ndahen 70 mijë euro për Zyrën e Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.

“70 mijë euro, është shuma që Qeveria ka ndarë në mbledhjen e sotme për nevojat dhe aktivitetet e Koordinatorit Nacional për Rini dhe Kulturë”, thuhet në njoftim.

Arsyetim për ndarjen e këtyre fondeve nuk ka pasur, por propozimi në mbledhjen e sotme të Qeverisë u bë nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj që kërkoi nga kabineti aprovimi i kërkesës së kësaj zyre për ndarjen e 70 mijë eurove. Kabineti aprovoi kërkesën dhe Ministria e Financave u obligua që të bëjë transferin e mjeteve. Mjetet u ndanë nga Fondi Rezervë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img