1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Edhe në Adapazar u shënua Dita e Flamurit

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Lidhjen e Rinisë Shqiptare, u mbajt në Adapazar manifestimi për Ditën e Flamurit.

Mysafirë ishin figura të larta të qytetit të Adapazarit dhe Stambollit, si dhe këshilltarë të ndryshëm e kryetarë të partive në pushtet.

Manifestimin e përshëndeti kryetari i komunës së Adapazarit, Ekrem Yuce, i cili vlerësoi lart kulturën shqiptare dhe aktivitetet kulturore që organizohen në këtë qytet.

Njëkohësisht, ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Programi kulturo-artistik u shfaq në praninë e afro 500 pjesëmarrësve.

Grupet performuese që pasuruan këtë aktivitet ishin: grupi “Karshiakat” me muzikë folklorike, grupi ”Besa” me muzikë popullore, Imran Salkim me muzikë popullore dhe grupi “Albana” me këngë e valle.

Në fund të pjesës artistike-kulturore u shfaq një reportazh rreth organizimit të ndihmave për Shqipërinë me rastin e tërmetit, nga Lidhja e Rinisë Shqiptare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img