Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur shkurtimisht para gazetarëve derisa hyri në Kuvend të Kosoëvs, aty ku për pak minuta do të takohet me të parin e VV-së, Albin Kurti, si përpjekje për arritje të marrëveshjes për koalicion, raporton Gazeta Express.
Mustafa tha shkurtimisht se do të takohen me Kurtin, por, që nuk tha se mund të garantojnë se ku do të arrihet.
“Do të bisedojmë ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, deklaroi shkurtimisht Mustafa.
Kreu i LDK-së në takim ka shkuar me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin.