A jeni të sigurt se stili i jetesës që po e bëni tani, është mjaftueshëm i mirë sa të parandaloni një sulm në zemër?
Lista e faktorëve, të cilët ndikojnë në shkaktimin e sulmit në zemër është: konsumimi i duhanit, dieta të pashëndetshme, obeziteti, aktiviteti i paktë fizik, shtypja e lartë e gjakut dhe diabeti.
Sipas Bright Side, ekziston një listë e shenjave, të cilat ju paraqiten zakonisht një muaj para se t’ju ndodh një sulm në zemër. Disa nga këto shenja janë:
Dhimbje gjoksi– kjo është një nga shenjat më të shpeshta të një sulmi në zemër. Nëse ju bllokohet një arterie ose jeni duke përjetuar një sulm në zemër, ju mund të ndiheni dhimbje, ngushtim dhe shtypje në gjoks.
Djersitje e tepërt- Djersitja e tepërt gjatë ditës ose gjatë natës mund të jetë një nga shenjat kryesore, se ju do të pësoni një sulm në zemër brenda një muaji.
Rrahje të parregullta të zemrës– është normale që ju të keni rrahje të shpeshta të zemrës kur jeni nervoz apo të gëzuar, mirëpo nëse vazhdimisht ndjeni se zemra nuk po ju rrah në mënyrë të rregullt, atëherë duhet të keni kujdes.
Humbje të flokëve- humbja e flokëve konsiderohet edhe si një shenjë tjetër e sëmundjeve të zemrës. Kjo simptomë, më së shumti i prekë meshkujt mbi moshën 50 vjeç.
Probleme me frymëmarrje– frymëmarrja e vështirësuar është një simptomë tjetër, që tregon se diçka nuk po funksionon me sistemin tuaj kardiovaskular.
Insomnia– apo pagjumësia është e lidhur me rritjen e rrezikut për një sulm në zemër. Mungesa e oksigjenit gjatë qarkullimit të gjakut, mund të shkaktoj edhe probleme me gjumin.
Dhimbje abdominale– gazrat, shtrëngimi apo dhimbja e barkut është edhe një shenjë tjetër e sulmit në zemër. Qarkullimi i dobët i gjakut edhe mungesa e oksigjenit, mund të shkaktoj vështirësi në tretje, mundim dhe gazra.