Ylli i Barcelonës, Luis Suarez nuk e ka përfshirë Cristiano Ronaldon në listën e pesë sulmuesve më të mirë të të gjitha kohërave sipas tij.
32-vjeçari uruguaian foli për sulmuesit e tij të preferuar gjatë një interviste për mediumin e njohur sportiv Bleacher Report.
Në listën e Suarezit përfshiheshin vetëm sulmuesit nga Amerika e Jugut, përfshirë dy lojtarë që ai ka luajtur së bashku gjatë karrierës së tij.
Goal.com ka përpiluar listën e të preferuarve kryesorë të uruguaianit, ku gjenden emra të njohura nga e kaluara dhe e tashmja.
5.Romario
4.Ronaldo
3.Diego Forlan
2.Gabriel Batistuta
1.Lionel Messi