-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ky ishte qëndrimi i ish-presidentit Rugova për Kishën në oborrin e UP-së

Në vazhdën e shumë opinioneve që po jepen për pozicionin e Kishës serbe që ndodhet në oborin e Universitetit të Prishtinës (UP), është edhe mendimi i ish–presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili para shumë vitesh kishte treguar pozicionin e tij karshi këtij objekti.
Njëri nga njerëzit e afërt të Rugovës, Adnan Merovci në librin e tij “Në hap me Rugovën”, ka nxjerrë citate të thëna nga ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për qëndrimin e tij rreth kishës.
Rugova në pyetjen e gazetarëve për kishën në oborrin e UP-së, ishte përgjigjur se “nuk do të lejojmë ndërtimin e një kishe brenda hapësirave universitare, aq më parë që kjo kishë nuk është konform nevojave të besimtarëve serbë”.

Por pasi ishte ndërtuar, ky ishte reagimi i Rugovës për Kishën.
“Tani për tani nuk kemi mundësi për të ndaluar ndërtimin e saj. Një ditë kur do të jemi në pushtet, atëherë do të ndërtojmë një katedrale dhe një xhami të madhe në afërsi të saj.

rugova1

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img