Ka arritur në Prishtinë, Michael Boulos, i dashuri i Tiffany Trump, vajzës së presidentit të ShBA-së, Donald Trump.
Boulos po qëndron në vendin tonë me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli.
Ardhjen e tij me ftesë e Pacollit e ka konfirmuar, Adrian Krasniqi përmes një postimi në Instagram.
“Sapo zbarkuam në Prishtinë. Faleminderit për ftesën Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli”, ka shkruar ai në Instagram.