1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori gjerman Christian Heldt, kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka bërë thirrje që sa më shpejt që të jetë e mundur të formohet qeveria e re, pasi sipas tij ka shumë detyra që e presin.

Këto komente diplomati gjerman i ka bërë sot gjatë tryezës me temën “Zhvillimi i ardhshëm i Kosovës-Si mund të kontribuojë qeveria e re?”, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Instituti Riinvest.

Siguria e energjisë, politikat ekonomike për të përkrahur eksportin dhe promovimin e investimeve si dhe lufta kundër informalitetit janë disa nga kërkesat e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe RIINVEST-it për qeverinë e re të vendit.

Përfaqësuesit e të dyja organizatave, i bëjnë thirrje qeverisë së re të ndjekë një politikë fiskale që stimulon rritjen, në mënyrë që të garantohet stabiliteti i çmimeve dhe konkurrenca në sektorin privat.

Ata thonë se qeveria e re do të duhet menjëherë të merret me rreziqet fiskale, përfshirë ligjin për pagat, reformat e vonuara në kontributet shoqërore dhe kërkesat për skema të reja të pagesave, sipas tyre zbutja e këtyre rreziqeve fiskale është parakusht për fillimin e trajtimit të sfidave afatgjata të rritjes ekonomike të Kosovës.

Ambasadori Heldt, derisa ka folur për sfidat që e presin qeverinë e ardhshme, ka bërë thirrje që qeveria të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Mendoj se ekziston numër mjaft i madh i sfidave mjaft premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme dhe bazuar në këtë ekzistimi i pamjaftueshëm i buxhetit në qoftë se tash po hyjmë në vitin 2020 ose rrezikojmë, cila do të jetë përgjigja. Ju lutem, bëjeni këtë qeveri, formojeni këtë qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur, mblidheni Parlamentin dhe qeverinë. Ka mjaftë detyra shtëpisë që duhet bërë”, tha ai.

Ambasadori Heldt tha se Kosova vazhdon të përballet me çështjen e imazhit, ku tha se shumë investitorë që nuk e njohin Kosovën e kanë ndjenjën se ky është një vend i prekur nga lufta, por që sipas tij ky perceptim ndryshon porsa ata vijnë në Kosovë.

Heldt u shpreh se investitorët potencialë duan gjithmonë të dinë se si mund të marrin staf të kualifikuar dhe ata nuk janë akademikë, por teknikë, duke përmendur rëndësinë e aftësimit profesional.

Ai tha se një pikë tjetër e rëndësishme është besueshmëria e furnizimit energjetik, nëse keni makineri shumë të sofistikuar dhe përballeni me ndërprerje të energjisë herë pas here nuk është e dobishme.

“Po përpiqem ta ngre si ide në Gjermani që të mos mendojmë gjithmonë për strategji për t’u tërhequr kosovarët e rinj dhe të aftë që të vijnë në Gjermani, po për të sjellë prodhim këtu. Mendoj se edhe në aspektin ekonomik unë jam diplomat, prandaj diplomatët janë amatorë në çdo temë, prandaj kam një njohuri të përgjithshme për të gjitha, por prandaj iu kemi juve këtu, por me njohuritë e mia naive i them vetes se kjo do të kishte shumë kuptim dhe shumë logjikë”, tha ai.

Ndërsa, Asli Senkal, ekonomiste në Grupin e Bankës Botërore, tha se varfëria mbetet shumë e lartë në Kosovë, ku rreth 18 për qind të popullsisë jetojnë në varfëri të mesme, andaj sipas saj, krijimi i vendeve të punës është rruga kryesore për zvogëlimin e shkallës së varfërisë.

“Papunësia vazhdon të mbetet e lartë dhe luhatet mes 25 dhe 30 për qind të fuqisë së përgjithshme të punëtorëve, por ajo që është më befasuese për Kosovën si dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është që derisa papunësia mbetet e lartë, pjesëmarrja në fuqinë punëtore është shumë e ulët. Pra, vetëm 4 nga 10 njerëz në popullsinë e moshës së punës kërkojnë punë ose janë të punësuar. Përveç kësaj, shohim edhe një papunësi shumë të madhe dhe gjetja e vendeve të punës është më e vështirë për të rinjtë dhe gratë. Shohim se thuajse gjysma e popullsisë së re që kërkon punë është e papunë dhe më shumë se 1 në 4 nuk po studion, nuk punon dhe nuk kërkon punësim. Kjo është shumë më rëndësi në kuptim të asaj që zvogëlimi i varfërisë kryesisht vjen me anë të hyrave”, tha ajo, njofton KP.

Alban Hashani, drejtor Ekzekutiv i Institutit RIINVEST, tha se kur flitet për tregun e punës ka shumë mospërputhje në mes të ofertës dhe kërkesës.

Ai tha se shumë njerëz kanë mospërputhje për shkak të pagës që presin.

Hashani, si sfidë për punësim në Kosovë, ka përmendur arsimimin, ligjin e lehonisë, largimin e punëtorëve nga vendi.

“Kur diskutojmë për tregun e punës, disa elemente të rëndësishme, ka probleme strukturale, pra ka një shpërputhje në mes ofertës dhe kërkesës dhe shumë njerëz, po e përmend një shpërputhje për pritjet për rroga. Duket sikur kjo krijon si nga ana e ofertës si nga ana e kërkesës, po nuk duhet të ketë shpërputhje domethënëse në kuptim të rrogave. Pritshmëria më e madhe që është në shpërputhje janë pritjet për kushtet e punës, pra në sektorin privat njerëzit punojnë për më shumë kohë, më shumë orë, më orar më të gjatë dhe nuk kanë kontratë. Pra, nuk janë vetëm pagat, janë edhe kushtet e punës”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img