2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ndahen 700 mijë euro për dy projekte në komunat në veri të Kosovës

Bordi Menaxhues i Fondit Zhvillimor gjatë takimit të sotëm të mbajtur në Prishtinë ka ndarë 700,000 euro për dy projekte në pjesën veriore të Kosovës.

Mbi 400,000 euro janë ndarë për zhvillimin ekonomik lokal në Komunën e Zubin Potokut, përfshirë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbështetjen në bujqësi dhe vet-punësimin, raporton lajmi.net
Bordi ndau gati 300,000 euro për Komunën e Zveçanit për ndërtimin e rrjetit komunal të ujit dhe ujërave të zeza, rrjetit të energjisë elektrike dhe infrastrukturës rrugore për 10 shtëpi banimi të rasteve sociale të financuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe për 20 shtëpi për të zhvendosurit të financuara nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.
Bordi u pajtua gjithashtu me planin e sugjeruar të auditimit të veprimtarisë së Fondit që të bëhet nga ana e Auditorit të Përgjithshëm. Kjo do të fillojë në vjeshtë të këtij viti.
Fondi Zhvillimor gjeneron të hyra nga taksat e mbledhura në vendkalimet kufitare Jarinje/Rudnicë dhe Tabavije/Bërnjak. Të hyrat e mbledhura deri më tash arrijnë në 10 milionë euro dhe përdoren për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të komunave veriore të Kosovës. Deri më tash, mbi 7 milionë euro janë dhënë nga Fondi Zhvillimor për katër komunat veriore të Kosovës.
Funksionimi i Fondit vendoset nga Bordi Menaxhues i përbërë nga Samuel Zhbogar, Kryesues i Bordit në cilësinë e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti në emër të autoriteteve kosovare dhe Danijella Zubac në emër të komunitetit serb./ Lajmi.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img